Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Kërkesë për ofertë - Instalimi/Ndërtimi i Pikës Informuese Turistike

Projekti PPSE ka bashkëpunuar aktivisht me Komunën e Prishtinës dhe sektorin privat, veçanërisht në pasurimin e ofertës turistike në kryeqytet, rritjen e numrit të vizitorëve dhe zgjatjen e qëndrimit të tyre në destinacionin e Prishtinës.
Prandaj, PPSE dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin/dizajnimin e Qendrës Informative Turistike të re dhe zhvillimin e produkteve/atraksioneve turistike.

Oferta origjinale duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur. Në ofertë duhet të shënohet Instalimi/Ndërtimi i Pikës Informuese Turistike, Emri i Kompanisë dhe të vuloset.