Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

KOSOVË: Fuqizimi i sektorit privat si katalizator i këtij destinacioni evropian në zhvillim

Swisscontact punon nga afër me autoritetet komunale në Prishtinë dhe Prizren, dy qytete të mëdha në Kosovë, për të mbështetur zhvillimin e sektorit të turizmit, duke përdorur metodologjinë St. Gallen për Menaxhim të Destinacionit (SGDM) të analizës së rrjedhës strategjike të vizitorëve. Kjo metodologji ndihmon në adresimin e mungesës së infrastrukturës ligjore dhe menaxheriale në sektorin e turizmit, duke u përqëndruar gjithashtu në qasjen gjithëpërfshirëse për sektorin privat, si nxitësi kryesor i ndryshimit. Në vitin 2018, ekspertët nga Swisscontact organizuan punëtori me aktorët e sektorit të turizmit të Kosovës në këto dy qytete për të ideuar dhe shfrytëzuar potencialin unik të këtyre destinacioneve dhe për të përfshirë metodologjinë SGDM në mënyrë që komunat të jenë në gjendje ta përdorin vetë, si pjesë e zhvillimit të strategjive të përshtatura për turizëm për secilën zonë. Produktet e reja turistike, shfrytëzuar rishtaz i potencialit të atraksioneve ekzistuese, profesionet e reja të lidhura me turizmin dhe organizimi më i mirë i sektorit janë të gjitha aspektet kyçe të strategjive, të cilat kanë prodhuar fryte tashmë: Prishtina, kryeqyteti, ka funksionalizuar një pikë informacioni turistike, një linjë të re autobusësh që e lidh atë me të vetmin aeroport ndërkombëtar në vend; ndërsa në Prizren aktivitete si paragliding, kayaking dhe glamping do të ofrohen si gjëra të reja për t’u bërë. E rëndësishmja, të dy autoritetet komunale kanë rritur buxhetin e alokuar për turizmin këtë vit.

Ky është vetëm fillimi dhe disa nga rezultatet fillestare. Qëllimi i strategjive të turizmit për këto dy qytete është të kontribuojë në praktikat e qëndrueshme të turizmit, të rrisë gjatësinë e qëndrimit të turistëve dhe të tërheqë më shumë. Këto përpjekje mbështeten nga promovimi i synuar ndërkombëtar. Ekspertiza Swisscontact kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e turizmit të Kosovës dhe ekonomisë lokale duke krijuar vende të reja pune, duke rritur të ardhurat dhe mirëqenien në përgjithësi.

https://www.swisscontact.org/en/topics/areas-in-focus/tourism/wtfl/kosovo.html