Projekti PPSE, në bashkëpunim me SAsociacionin e Komunave të Kosovës, ofroi trajnimin për "Hartimin dhe Përditësimin e Strategjive Komunale të Turizmit", për zyrtarë komunalë nga Drejtoritë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik.
Trajnimi kishte për qëllim të avancojë shkathtësitë e zyrtarëve pjesëmarrës në hartimin e strategjive të turizmit bazuar në metodologjinë e "Menaxhimit të Qëndrueshëm të Destinacioneve". Njohuritë e përvetësuara nga zyrtarët komunalë do t'u shërbejnë atyre që strategjitë komunale të turizmit në të ardhmen bazohen në zhvillimin e sektorit dhe rrjedhën e turistëve, si dhe një qasje sistematike dhe të përfshirë.
Trajnimi u ofrua nga ekspertët e Swisscontact, Cécilia Conilleau dhe Suzanne Reber.
PPSE është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë dhe Instituti Riinvest.