Snowtubing (rrëshqitje në dëborë me goma) si produkt dimëror dhe një park aventurash për aktivitete verore janë dy produkte të reja turistike që do të fillojnë të zhvillohen në Opojë, në zonën e Dragashit në Kosovë, përmes një marrëveshjeje partneriteti të nënshkruar mes n'Bjeshkë dhe projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).
Ky investim është pjesë e aktivitetit të PPSE-s "Zhvillimi i Produkteve Turistike" që synon të mbështesë përmirësimin e ofertës turistike në vend. Partneri për këtë aktivitet, kompleksi turistik n'Bjeshkë gjendet 3.5 km nga fshati Zaplluxhe, Dragash. Produktet e reja që do të fillojnë të zhvillohen këtu përfshijnë: një teleferik skish, shteg skijimi, snowtubing, snow cat, karting malor, një fermë edukative për fëmijë dhe studentë, një zonë kampingu dhe një park aventurash.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, PPSE do të mbështesë blerjen e pajisjeve për snowtubing, zhvillimin e parkut të aventurës për aktivitetet verore dhe linjën e përpunimit të boronicës
https://www.facebook.com/bjeshke.agro.9