Në Ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale - 15 tetor - PPSE vlerëson dhe nderon rolin dhe kontributin e grave rurale në ekonominë e tyre familjare dhe në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Për të shënuar këtë ditë të vëzhguar ndërkombëtarisht, projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim bashkë me mediat lokale promovuan gra modele nga radhët e partnerëve tanë në sektorin privat. Këto janë gra pronare biznesi, menaxhere ose fermerë, të cilat përmes punës së tyre përmirësojnë jetesën e komuniteteve të tyre dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Duke theksuar rolin dhe praninë në rritje të grave fermere në kultivimin dhe përpunimin organik të bimëve aromatike medicinale dhe mbështetjen nga PPSE për këtë grup gjatë vitit 2020, një video e prodhuar për këtë rast tregon historitë e tyre.