Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Vlerësimi i ndikimit ekonomik të COVID-19 në sektorin e hotelerisë në Kosovë

Sektori i turizmit dhe udhëtimit është një nga më të prekurit nga pandemia COVID-19 që ka sjellë bllokime të mëdha në nivel global. Teksa efektet reale ende duhet të maten, vlerësimet janë tejet shqetësuese. Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit, ky sektor kritik i krijimit të vendeve të punës po përballet me kërcënim ekzistencial.

Në Kosovë, një përllogaritje e përafërt e ndërprerjes dy-mujore të sektorit të hotelerisë dhe akomodimit mund të ketë këtë ndikim: më shumë se 12,000 punonjës joaktivë në rrezik të humbasin vendet e punës dhe të mbeten pa të ardhura; të punësuarit në këtë sektor do të humbnin një shumë totale mbi 6 milion EUR në paga; 3,683 NVM ndikohen drejtpërdrejt me rreth 13 milion EUR humbje në qarkullim, dhe për shkak të pasivitetit të sektorit të hotelerisë dhe akomodimit, ndikimi i mëtejshëm në sektorin e ndërlidhur mund të jetë më shumë se 10 milion EUR.

Ndërsa shtetet ndërmarrin masa për të zvogëluar rënien ekonomike, projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë punoi një raport mbi Ndikimin Ekonomik të Pandemisë COVID-19 në Sektorin e Hotelerisë dhe Akomodimit në Kosovë. Ky raport iu dorëzua Ministrisë së Financave dhe Transfereve në Kosovë, për të mbështetur planifikimin e tyre për masat lehtësuese ekonomike për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë.

Raportin e plotë e lexoni këtu: https://bit.ly/33ZG7Qg