Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Vizitat shkëmbyese informojnë dhe inspirojnë fermerët për të kultivuar bimë aromatike mjekësore

Vizitat shkëmbyese fermerë me fermerë janë mundësi të mira për rrjetëzim dhe mësim, si dhe ndihmojnë për përhapjen e ideve dhe prezantimin e kulturave të reja. Më 25 korrik 2018, një grup I fermerëve nga rajoni i Rahovecit në Kosovë, të cilët kanë nisur rishtazi kultivimin e bimëve aromatike mjekësore ose po e shqyrtojnë si mundësi, vizituan rajonin e Istogut ku fermerët dhe pikat grumbulluese tashmë kanë mjaft përvojë me kultivimin dhe përpunimin e BMA.

Së pari, ata vizituan Agroproduct që merret me grumbullimin, përpunimin dhe eksportin e BMA. Atje, grupi mësoi për BAM të ndryshme që mund të kultivohen me sukses në Kosovës; si funksionon grumbullimi dhe përpunimi i tyre dhe për benefitet.

Grupi vizitoi edhe disa fermerë të tjerë në këtë rajon, të cilat ndanë këshilla dhe përvoja. Amrush Kastrati nga fshati Radostë në Rahovec vjet për herë të parë ka kultivuar BAM. “Jam nda i kënaqur. Do të vazhdoj dhe do të zgjeroj hapësirën e kultivimit” thotë Amrushi. “Sot pashë sende të reja dhe mora informata. Si fermerë, kemi nevojë për t’u kyçur në mundësi të reja”.

Vizita është pjesë e aktivitetit për fuqizimin e sistemit të bujqësisë së kontraktuar që implementohet nga projekti i Swisscontact-it Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat në partneritet me kompaninë vendore Tradita.