Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Via Ferrata Deçan, bileta juaj për pamje spektakolare të Bjeshkëve të Nemuna dhe Malit Sharr

 Qyteti i Deçanit me rrethinë nuk janë të huaja për vendasit, të cilët për një kohë shumë të gjatë e kanë konsideruar si vendin e përsosur për të vendosur tendat e tyre të kampingut dhe për të qëndruar me javë të tëra, dhe nganjëherë edhe muaj në stinët më të grohta. Malet e Nemuna në vargmalin e Alpeve Shqiptare dhe Mali i Belegut përreth qytetit të vogël kanë shërbyr gjithnjë si një ikje perfekte për alpinistët dhe adhuruesit e qiellit të pasur të kaltër dhe të fshatit. Por, malet e thepisura nuk kanë qenë gjithmonë më të lehtat për tu ngjitur dhe lumi Lumbardhi e bënte ndonjëherë mjaft të vështirë kalimin në shkëmbinj.

Kjo është edhe arsyeja që Kosovo Mountain Club kërkoi mbështetje në ndërtimin e ViA Ferrata Deçani, për të lejuar alpinistët të ngjiten në mënyrë të sigurt dhe të limitojnë rreziqet. Gjatësia e kësaj ViA Ferrata, e ndërtuar në Grykën e Deçanit është 407m e gjatë dhe është e 7-ta e këtij lloji në Kosovë.

Zhvillimi i këtij produkti është mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përmes projektit Promovimi i Punësimit të Sektorit Privat PPSE.