Pandemia e COVID-19 nuk po i ndalon fermerët në Kosovë të realizojnë planet e tyre vjetore. Agropeti, një kompani që ka si aktivitet kryesor mbledhjen dhe kultivimin e produkteve pyjore jodrusore dhe bimëve aromatike medicinale, si dhe një qendrat më të mëdha të grumbullimit të frutave të imëta, është proaktive për maksimizim të prodhimit.
Disa ditë më parë, Agropeti filloi të mbjellë hithra, fillimisht në një sipërfaqe prej 1.5 hektarësh, duke planifikuar të shtrihet në parcela të tjera. Nisur nga situata e krijuar nga përhapja e COVID-19, kompania po operon në përputhje strikte me të gjitha masat e kërkuara që parandalojnë përhapjen e mëtejshme të virusit.
Petrit Shabani, pronar, thotë: "Kultivimi i bimëve mjekësore aromatike do të ndikojë gjithashtu në mbajtjen e njerëzve të punësuar dhe në krijimin e vendeve të reja të punës, pra në të ardhura për ne dhe fermerët tanë të kontraktuar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një kohë si kjo kur ekonomia lokale dhe globale po përballen me sfida”.
Përmes partneritetit me projektin Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, kompania ka siguruar një tharëse për bimët mjekësore aromatike. Përveç infrastrukturës dhe makinerive ekzistuese, kjo i mundëson kompanisë të rrisë efikasitetin e kultivimit dhe grumbullimit. Për rrjetin e fermerëve të kontraktuar kjo do të thotë përmbushje e kontratave si nga sasia, ashtu edhe nga cilësia, dhe për rrjedhojë, më shumë të ardhura.