Ftojmë të gjitha palët e interesuara të aplikojnë për zhvillimin e brendit të Prishtinës dhe digjitalizimin e pikës informuese.
PPSE bashkëpunon me Komunën e Prishtinës – Departamenti për Kulturë, Rini dhe Sporte, në fushën e turizmit për të dytin vit me radhë (Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua në mars 2019) dhe më specifikisht për të gjetur modalitetet më të mira për menaxhimin e duhur dhe rishfrytëzimin e atraksioneve kulturore, duke zhvilluar produkte dhe atraksione të reja turistike dhe duke ofruar shkathtësitë e nevojshme për zhvillimin e kapaciteteve të guidave kulturore në Komunën e Prishtinës. Prandaj, PPSE do të përkrahë Departamentin për Kulturë, Rini dhe Sporte në kuadër të Komunës së Prishtinës duke angazhuar një kompani lokale që do të mbështesë Komunën me digjitalizimin e Pikës Informuese dhe do të krijojë brendin turistik për Prishtinën.
Ju lutemi që Termat e Referencës t’i shkarkoni nga linku në vijim:
Si të aplikoni: Aplikuesit duhet t’i dorëzojnë të gjitha dokumentat e kërkuara përmes postës elektronike në [email protected]
Afati për aplikim: Të gjithë dokumentat duhet të dorëzohen më së largu deri më 9 tetor 2019 deri në përfundim të orarit zyrtar të punës.
Periudha për pyetje: Nëse ju duhet informacion shtesë lidhur me cilëndo pjesë të këtyre TeR-eve, ju lutemi që pyetjet tuaja t’i dërgoni përmes postës elektronike deri më 27 shtator 2019 në adresën [email protected]