Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Teknologjia e re për të mbështetur përpunuesit e ushqimit të Kosovës të arrijnë vizionin për rritje

Marrëveshja e partneritetit e nënshkruar më 11 prill 2019 ndërmjet NEKTAR, një kompani për përpunimin e ushqimit dhe PPSE-së, do t'i mundësojë kompanisë të blejë një makinë kalibrimi dhe një makine gjysmë automatike për kapakë.

Për Fatih Mazrek, pronar i NEKTAR, është me shumë rëndësi të ketë produkte finale të cilësisë së lartë në mënyrë që të rrisë e kompaninë dhe të pozicionohet më mirë në treg. "Nëpërmjet bashkëpunimit tonë të mëparshëm me PPSE-në, një kompani e marketingut bëri hulumtimin e tregut për ne dhe na dha rekomandime të rëndësishme lidhur me brendimin dhe produktet. Ne po i zbatojmë gradualisht këto rekomandime”, thotë Mazrek.

NEKTAR synon të bëhet një nga përpunuesit më të mëdhenj të trangujve në Kosovë. Tashmë e pranishme në treg me disa produkte finale, kompania po investon në zgjerimin dhe përmirësimin e kultivimit, grumbullimit dhe përpunimit të perimeve. Teknologjia e re do t'i mundësojë kompanisë të nxjerrë produkte përfundimtare të cilësisë së lartë, si për shembull turshi, për tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.