Rreth dyzetë të rinj nga Graçanica kanë përfituar shkathtësi të reja që do t’ju ndihmojnë të gjejnë punësim në industrinë e turizmit, kryesisht si kamarierë si dhe të jenë më të aftë në punën e tyre. Duke qenë se jemi në stinën e verës, për ta ka shumë mundësi punësimi.
Teodora Gjokiq, një nga pjesëmarrëset, mori sot certifikatën për përfundimin me sukses të trajnimit teorik dhe praktik për kamarierë. “Mund të bëj shumë me këto shkathtësi. Mund të gjej punë me kohë të pjesshme si kamarierë, ose mund të hap biznesin tim dhe të shfrytëzoj njohuritë për të trajnuar punëtorët e mi” thotë Teodora. “Në fakt, shkathtësitë që mësuam janë të dobishme në çdo lloj pune ku ke të bësh me njerëz”. Po ashtu, Teodora tani di të japë këshilla të shkëlqyera se çfarë vere shkon me ushqimin e porositur, gjë që është me shumë rëndësi.
“Jemi të kënaqur me trajnimin” thotë Boban Petroviq nga Organizata e Turizmit në Graçanicë që ka organizuar trajnimin me mbështetje nga PPSE. “Përmes këtij trajnimi ne mbështesim restorantet dhe hotelet në zonën tonë që të përmirësojnë cilësinë e shërbimit dhe kështu, të tërheqin më shumë vizitorë dhe turistë. Po shqyrtojmë mundësinë për ta zgjeruar trajnimin edhe në rajone të tjera”.