Më 18 janar 2022, me ftesë të Universitetit të Grisons (FHGR), Sëissctonact fasilitoi një sesion gjysëmditor për rreth 20 studentë të kursit "Turizmi i Qëndrueshëm dhe Zhvillimi Ndërkombëtar".
Duke e marrë projektin e Kosovës Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) si rast studimor, sesioni u fokusua tek ndryshimi i qëndrueshëm nëpërmjet dizajnimit të kujdesshëm të projekteve dhe matjes së targetuar të rezultateve.
Fasilutueset e sesionit nga ekipet e Swisscontactdhe PPSE shtjelluan se si sjellja e ndryshimit dhe sigurimi i qëndrueshmërisë në zhvillimin e turizmit kërkon kombinimin e duhur të hulumtimit, planifikimit, përshtatjes dhe mbështetjes tek rezultatet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët. Ato u shpjeguan studentëve punën që është bërë në Kosovë për zhvillimin e turizmit gjatë dy Fazave të para të projektit PPSE dhe shoshitën ide se si mundet projekti të vazhdojë të kontribuojë gjatë Fazës III. Prezantimi preku edhe aspekte si zhvillimi i sistemeve të tregut, dizajnimi i projekteve, teoria e ndryshimit dhe monitorimi e matja e rezultateve.
Sesioni virtual u organizua në kuadër të udhëtimit studimor virtual me temën "Bota në pak fjalë. Më shumë se një ekskursion".