Çfarë do të thotë të jesh grua ndërmarrëse? Si ndihen gratë ndërmarrëse në rolet e tyre? Si mund të mendojnë në mënyrë kreative, të rrjetëzohen dhe të sjellin qasje inovative? Cilat janë strategjitë e tyre për t'u përballur me sfidat, pengesat? Çfarë i shtyn hapat dhe vizionin e tyre të ardhshëm? Mbi 20 gra ndërmarrëse dhe profesioniste nga sektorët e turizmit, përpunimit të ushqimit dhe gastronomisë, marketingut dhe TIK u takuan sot për t’i diskutuar këto tema dhe të tjera, në punëtorinë "Unë jam ndërmarrëse" e organizuar nga PPSE. Ideja pas kësaj përzierjeje sektorësh dhe formati ishte që pjesëmarrësve t’u sigurohej një hapësirë për të diskutuar hapur rreth këtyre pyetjeve pavarësisht sektorit nga vijnë dhe jashtë kontekstit të tyre të përditshëm, për rëndësinë e krijimit të rrjetit dhe për të ardhur me ide të reja.