Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Shfrytëzimi më i madh i mundësive për gjenerimin e të ardhurave për grumbulluesit individualë të mbeturinave

Për dy ditë, një grup i grumbulluesve individualë të mbeturinave që vijnë nga komuniteti rom në Graçanicë u takuan për të diskutuar mbi çështjet që ndikojnë punën e tyre. Punëtoria u organizua nga PPSE dhe G-PLUS, një kompani që merret me riciklimin e mbeturinave dhe bashkëpunon ngushtë me këta grumbullues individualë.

Qëllimi i punëtorisë së organizuar më 10-11 dhjetor 2018 ishte këta grumbullues individualë të angazhohen në një diskutim se si të maksimizojnë aktivitetin e tyre të gjenerimit të të ardhurave dhe gjithashtu për të vënë në përdorim informatat dhe rekomandimet e tyre për të përmirësuar kushtet e punës. Diskutimi gjithashtu synoi të nxjerrë nga pjesëmarrësit idetë e tyre për të hartuar aktivitete shtesë që sjellin më shumë të ardhura për individët e përfshirë në grumbullimin e mbeturinave dhe që në thelb e bëjnë sistemin të funksionojë më mirë për ta.

Idetë e krijuara nga punëtoria do të ndihmojnë sektorin privat që merret me grumbullimin e mbeturinave të kuptojë më mirë nevojat dhe kushtet e punës së mbledhësve individualë, të vendosë masa shtesë që përmirësojnë kushtet e punës dhe ndihmojnë mbledhësit të fitojnë më shumë nëpërmjet punës së tyre.