Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Shërbimet marketingu të përballueshme për prodhuesit e vegjël

Dizajnerë të rinj e kreativë do të punojnë me kompani të vogla për përpunimin e ushqimit që të përmirësojnë zhvillimin e markës së tyre dhe tregtimin e produkteve të reja. Ky shërbim do të mundësohet përmes një marrëveshjeje partneriteti të nënshkruar rishtazi ndërmjet PPSE dhe United Pixels, një studio dizajni, që ka trajnuar mbi 100 studentë në të gjithë Kosovën.

Këta të rinj të trajnuar do të mbështesin përpunuesit me shërbime të tilla si: zhvillimi i markës, krijimi i uebfaqeve, dizajnimi i paketimeve, shkrimi i teksteve dhe menaxhimi i fushatave në rrjete sociale. Kjo pritet të kontribuojë në rritje të përgjithshme të shitjeve dhe zgjerimit të biznesit të tyre.