Më 16 nëntor 2021, projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat nisi fazën e tretë, që do të vazhdojë deri në nëntor 2025. Projekti do të vazhdojë të fokusohet tek sektorët e Ushqimit dhe Përbërësve Natyrorë dhe Turizmit.
Me inovacionin dhe ndryshimin si fjalët e veta kyçe, projekti mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në këta dy sektorë fokus që të funksionojnë brenda një sistemi të përmirësuar të tregut dhe të rriten për të gjeneruar më shumë mundësi punësimi gjithëpërfshirëse dhe të denja.
Duke u mbështetur tek objektivat, arritjet dhe mësimet e nxjerra gjatë fazës paraprake, në Fazën (2021 – 2025) projekti do të angazhohet në rimëkëmbjen, zhvillimin, konsolidimin e sektorit privat dhe në krijimin e vendeve të reja të punës me theks të posaçëm tek të rinjtë, gratë dhe minoritetet.
Disa fakte të shkurtra rreth Fazës III: https://ppsekosovo.org/sq/rreth-nesh/