Një qendër e re për informata turistike, e vendosur në zemër të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, u hap më 18 shtator 2018. Qendra ofron një gamë të gjerë informacionesh lidhur me turizimin, si: harta, udhëzues, broshura, fletushka dhe më shumë për të gjithë vizitorët në qytet.
Vlerësohet se afërsisht 200,000 vizitorë vendorë dhe të huaj e vizitojnë Prishtinën gjatë vitit. Vizitorët mund të ndahen në këto kategori kryesore: qëllime biznesi, argëtim dhe rekreacion dhe vizitë shokëve dhe të afërmve. Një nga mangësitë e identifikuara ishte mungesa e informacionit të mjaftueshëm për t’i ndihmuar këta vizitorë për të lëvizur nëpër qytet.
Prandaj, Komuna e Prishtinës, në partneritet me projektin e Sëisscontact për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat, ka përgatitur një strategji të zhvillimit të turizmit për qytetin, i cilin synon të kontribuojë në praktikat e qëndrueshme të turizmit.
Qendra e informacionit për turizëm është pjesë e një projekti pilot në kuadër të strategjisë së përgjithshme.