Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Projekti PPSE me një arritje të rëndësishme

Më 26 mars 2020, Komiteti i Donatorëve për Zhvillimin e Ndërmarrjeve (DCED) publikoi konkluzionin mbi auditimin e sistemit të matjes së rezultateve të projektit Promovimi i Punësimit të Sektorit Privat (PPSE).

Në llogarinë e tyre në Twitter, DCED uroi ekipin PPSE për një "auditim shumë të suksesshëm të sistemit të matjes së rezultateve në përputhje me standardin DCED."

Ky konkluzion është një moment i rëndësishëm për përpjekjet e ekipit të PPSE drejt qëllimit gjithëpërfshirës të projektit: NVM-të veprojnë në sektorë ekonomikë të mirëorganizuar dhe gjithëpërfshirës, ofrojnë rritje të punësimit të qëndrueshëm për gratë dhe burrat. Për më tepër, konkluzioni i DCED përsërit bindshëm vlerën që ka mbështetja e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim për rritjen ekonomike të Kosovës.