Shtëtmbëdhjetë drejtues dhe menaxherë të lartë të kompanive të përpunimit të ushqimit dhe konditorisë në Kosovë janë bërë pjesë e programit nëntë-mujor “Këshillimi për Zhvillim” (“Coaching for Growth”). Ky program është dizajnuar për nevoja të këtyre kompanive me thekst të veçantë tek zhvillimi i produkteve të reja dhe rritja e kapaciteteve të tyre.
Përmes progrgamit “Këshillimi për Zhvillim”, këto kompani do të marrin paketën mbështetëse me shërbime që do t’u mundësojnë të avancojnë prodhimin, të mësojnë nga praktikat më të mira në rajon dhe të sjellin ide të reja për një të ardhme të qëndrueshme të kompanisë.
Në punëtorinë e dytë në kuadër të programit, Alberta Shala, udhëheqëse e financës për kompaninë “Konditoria” që merret me prodhimin e ëmbëlsirave, tha se është shumë e kënqur me programin. “Po mësoj shumë sa i përket zhvillimit të produkteve të reja dhe lansimit të tyre në treg, madje në këtë periudhë ne po merremi pikërisht me këtë, ndaj ky informacion i ri është shumë i dobishëm për mua”.
Programi “Këshillimi për Zhvillim” implementohet nga CEED Kosova dhe mbështetet nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat.