Linja e produkteve të bazuara në arrore nga Pelini's ka nisur përmirësimin e hapësirës prodhuese, duke zgjeruar gamën e përpunimit dhe duke zhvilluar strategjinë e marketingut dhe digjitalizimit si një hap proaktiv për ta zgjeruar praninë në tregun e Kosovës.
Përmes një marrëveshjeje partneriteti të nënshkruar me PPSE, kompania do të blejë një linjë të re prodhimi me kapacitet dhe cilësi më të lartë, për t'iu përgjigjur më mirë kërkesës në rritje për produktet e tyre.
Llojet e gjalpit dhe vajit me bazë arroresh janë produktet kryesore të Pelini's, një biznes familjar i themeluar në vitin 2018. Si promovues i qasjes 'nga fermë në tryezë, kompania kryesisht përdor produkte nga fermerët vendas. Dyqani i shitjes me pakicë në Prishtinë është me mbeturina zero dhe shet artikuj të freskët me shumicë.
Mbështetja e PPSE për kompaninë kombinon edhe shërbimet e mbështetjes së biznesit për të arritur një përmirësim të mirëstrukturuar. Ky zgjerim pritet të rrisë kërkesën për produkte bujqësore vendore dhe të krijojë më shumë mundësi për fermerët e kontraktuar.