Më 11 dhjetor 2018, Produktet Natyrale të Kosovës (PNK), kompani kjo që ka si aktivitet kryesor kultivimin e kungujve dhe përpunimin e farave të kungujve, organizoi ceremoninë e inaugurimit të linjës së re të përpunimit të farave të kungujve, linjë e cila shfrytëzon teknologji të përparuar.
Me mbështetjen e PPSE, PNK ka investuar në blerjen e kësaj linje të re që rrit kapacitetin prodhues të kompanisë dhe cilësinë e produktit përfundimtar, që ka si destinacion eksportin dhe tregun vendor. Në ceremoni, drejtorersha e Swisscontact-it në Kosovë Argjentina Grazhdani tha se "Kompanitë si PNK ndihmojnë në rritjen e ekonomisë së Kosovës dhe krijojnë vende të reja pune".