Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Platforma e re e shitjeve online mbështet 30 prodhues vendorë

‘Shija e Kosovës Online’ është platforma më e re e shitjes online që do të lansohet nga GjirafaMall.com. Qëllimi i kësaj platforme është të mundësojë një kanal të ri të shitjeve dhe promovimit për rreth 30 biznese vendore që ofrojnë produkte ushqimore finale.

 Brikena Rexhaj, udhëheqëse e dy projekteve të e-tregtisë për Gjirafa INC tha “një projekt i tillë është i natyrshëm për GjirafaMall, kur kihet parasysh fakti se njëri prej qëllimeve fillestare ka qenë dhe mbetet krijimi i ekonomisë digjitale në Kosovë dhe mundësimi i bizneseve lokale që të kenë një platformë të shitjes dhe reklamimit online, me metodat më të avancuara të marketingut digjital”.

 Platforma është rezultat i bashkëpunimit midis GjirafaMall dhe projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Marrëveshja e partneritetit që u nënshkrua në 15 tetor 2020 synon të rrisë shitjet dhe prodhimin për prodhuesit vendas, si dhe punësimin dhe të ardhurat përmes më shumë shitjeve.