Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Përmirësimi i ndarjes së informative rrit produktivitetin në nivel të fermave

Informacioni relevant, i besueshëm dhe i dobishëm është me rëndësi kyçe për rritjen e produktivitetit në nivel të fermave. Përmirësimi i sistemit aktual të shpërndarjes së informatave është qëllimi i marrëveshjes së partneritetit që PPSE nënshrkoi sot me Shoqatën e Tregtuesve të Inputeve Bujqësore – SHTIB.

Impakti dhe ndryshimi që pritet të rezultojnë nga ky bashkëpunim është që fermerët të mund të marrin vendime më të mirëinformuara, të shfrytëzojnë mundësitë në treg dhe të menaxhojnë ndryshimet e pandërprera në sistemin e prodhimit. Ky ndryshim mundësohet nga një shoqatë e fortë, me fuqi për të avokuar në emër të sektorit, që ofron informata të fundit dhe trajnime të vazhdueshme për agronomët, fermerët dhe farmacitë bujqësore, si dhe që shtyn fuqizimin e rrjeteve lokale dhe rajonale.

Prodhimi modern dhe i sigurtë bujqësor përfshin edhe qasjen në informacionin, pajisjet dhe inputet e duhura për fermerë. “Pajisjet që do të sigurojmë me mbështetjen e PPSE-së mund të mos kenë vlerë të lartë në çmim, por kanë vlerë për përmirësimin e shërbimeve dhe rezultatin”, tha Refik Shabani, Presidenti i SHTIB.