Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Pasurohet gama e produkteve ushqimore “Made in Kosova” përmes mbështetjes zvicerane

 Investimi në teknologji të re për linjën e përpunimit të ushqimit rezulton në produkte të reja dhe të përmirësuara për prodhuesin kosovar R-Company LLC.

Marrëveshja e partneritetit midis kompanisë dhe projektit të Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat ka për qëllim prezantimin, përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese të produkteve përfundimtare. Rezultati i pritur në këtë pikë është prezantimi i dy produkteve të reja: lloji i ri i reçelit dhe uthulla e egër e mollës. Katërmbëdhjetë produkte të tjerë ekzistues, të tilla si perime turshi dhe keçup, do të përmirësohen më tej.


Kjo do të arrihet përmes kombinimit të një linje të re përpunimi, shërbimeve mbështetëse të biznesit dhe një procesi të strukturuar dhe planifikuar më mirë.


Marrëveshja e partneriteti është pjesë e mbështetjes nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që synon ndryshime sistematike në sektorin privat në Kosovë. Në mënyrë të veçantë, ajo i jep vlerë të shtuar produkteve përfundimtare dhe do t'i bëjë ato më të përshtatshme për tregjet e brendshme dhe të eksportit.