Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Partneriteti i dytë për modernizim të fidanishtes

 Suharekë, 9 Gusht, 2022

Në takim me Besar Kryeziun në Komunën e Suharekës nënshkruam marrëveshjen e partneritetit për modernizimin e fidanishtes së tij, #BesJet. Përmes bashkë-financimit në projektin e fidanishtes synohet përmirësimi t prodhimit të fidaneve me kualitet të lartë dhe me rendiment më të madh për furnizim të bujqëve të zonës.

Besari do të kujdeset që fidanishtja e tij e specializuar të rrisë kapacitetin e prodhimit përmes rindërtimit të serrës, përdorimit të pajisjeve të reja moderne të ujitjes, mbjelljes, sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes si dhe dhomës së mbirjes.

PPSE përmes sektorit të ushqimit mbështetë aktivitetet që synojnë prodhim kualitativ dhe të qëndrueshëm të produkteve ushqimore, si dhe nxitjen e prodhimit të kontraktuar.

PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë dhe Instituti Riinvest.