Të dashur Miq dhe Partnerë,
Ndoshta na ka ikur numërimi i saktë prej sa ditësh praktikojmë distancën sociale. Nuk e dimë sa ditë të tjera të tilla na presin. Ndërkohë, kuptojmë se mjetet që do të na ndihmojnë ta kalojmë këtë periudhë janë empatia dhe solidariteti, sidomos me njerëzit më të cënueshëm dhe që përballen me rreziqe më të larta.
Përmbushja e nevojave të menjëhershme për ushqim për njerëzit është një nga shqetësimet kryesore tani. Kjo nënkupton sigurimin e vazhdimësisë dhe sigurisë së prodhimit të perimeve në Kosovë, si për tregun, ashtu edhe për përpunuesit e ushqimit.
Lajmet këtë javë nga partnerët tanë të sektorit të ushqimit dhe përbërësve natyrorë kanë qenë pozitive dhe inkurajuese.
Objekti i ri i specializuar për fidanë është bashkëfinancuar nga Agrobora dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).
Kjo fidanishte ka 400,000 fidanë të gatshëm për tranguj, speca, domate, kunguj dhe qepë janë gati për shpërndarje te 30 pronarë të serave të mëdha dhe 2,000 fermerë individualë më të vegjël.
Me ndërprerjen e lëvizjeve në mbarë globin, industria e turizmit dhe udhëtimit ka pësuar goditje të rëndë.
Për ta përfunduar me një ton pozitiv, këtë javë ekipi ynë mori një lajm të shkëlqyeshëm nga Komiteti i Donatorëve për Zhvillimin e Ndërmarrjeve. Pas auditimit të sistemit tonë të matjes së rezultateve në përputhje me standardin DCED, ata na përgëzuan për rezultatin shumë të suksesshëm. Ky është motivimi më i mirë për të vazhduar tutje.
Qëndroni të sigurtë dhe qofshi mirë,
Ekipi i PPSE, Kosovë