Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Njoftim me rëndësi

Të dashur Miq dhe Partnerë,

Thuhet se “kohërat e pazakonta kërkojnë masa të pazakonta”. Viruset, pandemitë dhe detyrimi që kemi të gjithë për distancim social si masë parandaluese, mund të rezultojnë edhe në sfida personale dhe profesionale. Por nëse e shohim me sy pozitiv, kohëra si këto shpalosin aftësitë që kanë individët dhe ekipet për të përballuar çdo gjë. Kohëra si këto na çojnë drejt mënyrave kreative për të reaguar ndaj dhe për t’iu përshtatur rrethave të reja në mënyrë që të vazhdojmë të punojmë drejt qëllimit tonë të përbashkët për krijim të mundësive në vendet ku vepron organizata Swisscontact. 

Projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë reagoi shpejt ndaj kësaj krize globale me qëllimin për ta menaxhuar gjendjen dhe për të zbutur pasojat. 

Që me shpalljen e kërcënimit nga përhapja e Covid-19 ne i morëm masat për të krijuar një mjedis të sigurtë pune për ekipin dhe partnerët: 

  • Hapësirat e zyrave u pajisën me produktet e duhura për higjienë dhe për kujdes shëndetësor. 
  • Reduktuam udhëtimin në terren dhe takimet me palët e jashtme sa më shumë që të ishte e mundur.
  • Të gjithë anëtarët e ekipit u inkurajuan të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë prej atje nëse ata vetë ose ndonjë nga pjesëtarët e familjeve të tyre kishin qoftë edhe pak shqetësime shëndetësore. 

Më 12 mars 2020, me shpalljen zyrtarisht të pandemisë dhe duke vepruar tërësisht në përputhje me udhëzimet e Qeverisë së Kosovës, Menaxhmenti i PPSE-së reagoi menjëherë duke nxjerrë këto udhëzime, deri në njoftimin e radhës:

  • Stafit u njoftua se mund të punojnë nga shtëpitë.
  • Për momentin, udhëtimet në terren janë anuluar. 
  • Koordinatorët e sektorëve përcjellin çdo ditë tabelën e punëve që duhen kryer.
  • Zyra e financave koordinon pagesat përmes emailit. 
  • Takimet me konsulentë apo partnerë të tjerë nuk lejohen, por inkurajohet përdorimi i platformave online si Skype dhe të tjera.

Në të vërtetë, puna ekipore në rrafshin virtual po vijon! Përveç emailave të zakonshëm, platforma si Viber ose Skype kanë zëvendësuar distancën fizike dhe puna po ecën pothuajse me ritmin e zakonshëm. Këtë të martë, takimin javor të ekipit e zhvilluam në orën e njëjtë, duke ndjekur të njëjtin ritëm dhe nivel të diskutimeve si çdo të martë të zakonshme! 

PPSE do të vazhdojë të monitorojë gjendjen dhe të marrë vendime lidhur me rikthimin në zyrë dhe rifillimin e punës në terren varësisht zhvillimeve. 

Së fundmi, por jo nga rëndësia, mirëqenia e familjeve dhe më të dashurve tanë dhe detyrimi ynë qytetar ndaj të tjerëve kanë përparësi. Duke punuar secili nga shtëpia e vet, ne do të jemi të angazhuar në punët e përditshme, nga rrafshi virtual, duke shfrytëzuar në dobinë tonë përfitimet që na mundëson teknologjia.

Qëndroni të sigurtë dhe qofshi mirë,

Ekipi i PPSE, Kosovë