Më 3 shtator 2018, PPS nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Komunën e Graçanicës për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të mbeturinave në këtë zonë.
Me anë të këtij memorandumi, të dyja palët dotë bashkëpunojnë në disa aspekte. Për të nxitur riciklimin dhe ndarjen e mbeturinave që në burim, të dyja palët do të sigurojnë kazanët e duhur për ndarje të mbeturinave për 177 familje në këtë zonë. Po ashtu, do të zhvillohen edhe disa aktivitete për të rritur vetëdijësimin e qytetarëve për këtë çështje.
Përveç ndikimit mbi menaxhimin e mbeturinave në përgjithësi në Kosovë, kjo nismë synon që peisazhi në zonën në fjalë të bëhet edhe më tërheqës për vizitorët e huaj dhe vendorë.