Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Mundësi për gjenerim të të ardhurave për komunitetin rom përmes grumbullimit dhe riciklimit të plastikës

Projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat nënshkroi një marrëveshje partneriteti me kompaninë G-Plus d.o.o. që merret me grumbullimin dhe përpunimin e mbeturinave të plastikës, përmes së cilës rreth 30 familje rome do të përkrahen që të vazhdojnë me aktivitete që gjenerojnë të ardhura për ta.

Investimi për një makinë presuese të re për shishet PET dhe mbeturina të tjera plastike të riciklueshme do t’i mundësojë kompanisë G-Plus d.o.o. nga Graçanica që merret me grumbullimin dhe riciklimin e plastikës që të zgjerojë kapacitetin e përpunimit, por edhe të krijojë shtatë vende të reja pune në kompani dhe të sigurojë vazhdimësinë e aktivitetit grumbullues për rreth 30 grumbullues individualë nga komuniteti rom në atë zonë. Ky investim është mbështetur nga PPSE në kuadër të aktiviteteve për gjenerimin e të ardhurave për grupet në nevojë. Këto aktivitete përcillen përmes Fondit për Gjithëpërfshirje Sociale. Përveç blerjes së makinës së re presuese, kompania do të investojë edhe në ngritjen e kapaciteteve të grumbulluesve individual sa i përket masave për siguri dhe do t’u sigurojë pajisjet e duhura për punë.