Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Modenizimi i fidanishtes që do të rrisë prodhimin dhe punësimin

Driton Havolli nga Klina është i përfshirë në fushën e bujqësisë gjatë gjithë jetës së tij. Fidanishtja e tij "Havolli" ka qenë vazhdimisht në rritje - në cilësi, sasi të priodhuar dhe si ofrues i punësimit për fermerët vendas. Marrëveshja e re e partneritetit e nënshkruar me projektin Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat do të sigurojë bashkëfinancim për modernizimin e fidanishtes ekzistuese.
Marrëveshja për bashkëfinancimin e përmirësimit të fidanishtes do të sjellë efekt zinxhir në rritje të prodhimit, cilësi më të mirë të fidanëve të perimeve, si dhe rritje të punësimit të fermerëve vendas me kohë të plotë dhe sezonal.
PPSE është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe po zbatohet nga Swisscontact në Kosovë dhe Instituti Riinvest.