HUUMë, biznes në Prishtinë në pronësi të një gruaje, është pionier i prodhimit eko-miqësor të produkteve 100% natyrale për kujdes personal, bukuri dhe higjienë, me më shumë se 40 pika shitjeje në të gjithë vendin. Biznesi po planifikon të zhvillojë dy linja të reja: produkte për foshnje dhe për burra. Përmes marrëveshjes së partneritetit të nënshkruar me PPSE, biznesi do të sigurojë makina të reja që të rrisë kapacitetin e prodhimit. Për më tepër, PPSE do ta lidhë biznesin me furnitorët lokalë të bimëve mjekësore aromatike dhe vajrave esencialë, që janë lëndët e para kryesore për produktet e HUUMë. Përmes këtij bashkëpunimi, HUUMë do të krijojë 4 vende të reja pune për gratë, përveç 4 grave të punësuara tashmë, si dhe do të rrisë numrin e pikave të shitjes në vend.