Projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat nënshkroi ditëve të fundit katër marrëveshje të reja me partnerët vendorë pwr mbwshtetjen e aktiviteteve nga përmirësimi i kapaciteteve të guidave turistike, tek prezantimi i inputeve organike për prodhimin e vajrave esentiale, tek rritja e mundësive për punësim për të rinjtë nga zonat rurale dhe deri tek themelimi i fidanishteve të specializuara.
Vazhdoni të na përcillni për të mësuar të rejat më të fundit nga këto aktivitete! Agrobora nga Skënderaj do të hapë fidanishte-serrë prej 2,000m² për prodhimin e specializuar të fidanëve në Kosovë, që do të mundësojë prodhim të qëndrueshëm të fidanëve dhe në të njëjtën kohë do të krijojë mundësi për zgjerim të vazhdueshëm të prodhimit të kontraktuar si dhe për plotësim të nevojave të përpunuesve, pasi Agrobora do të bashkëpunojë me 800 fermerë. Peppermint International nga Leposaviqi do të krijojë hapësirën e parë në veri të Kosovës ku do të prodhohen fidanë dhe do të bëhet gjysëm-përpunimi dhe përpunimi i bimëve aromatike dhe mjekësore.
Ky aktivitetet do të sjellë ndikim edhe tek bujqësia e kontraktuar, punësimi dhe gjenerimi i të ardhurave në të gjithë zinxhirin e vlerave, duke krijuar mundësi të reja për punësim dhe zgjerim të mëtejshëm të prodhimtarisë së kontraktuar. Tourism Organization Gračanica do të mbajë dy trajnime për kamarierë dhe personel për hotelet dhe restoranet në atë zonë që po përballen me mungesë të personelit të kualifikuar. Ky aktivitet synon të krijojë mundësi punësimi në sektorin e turizmit për të rinjtë që vijnë nga zonat rurale.
Në trajnim do të marrin pjesë rreth 40 të rinj dhe të reja, prej të cilëve rreth 20 veçse punojnë në këtë industri. Gears up Solutions do të merret me problematikën e mungesës së informacionit të duhur dhe të guidave turistike në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, që janë destinacione turistike brenda vendit. Kjo kompani do të adresojë nevojën për të përmirësuar kapacitetet e guidave turistike në këto qytete përmes rekrutimit, përzgjedhjes, trajnimit dhe përgatitjes profesionale të 30 guidave turistike. Në këtë mënyrë, kompania adreson edhe shkallën e lartë të papunësisë së të rinjve.