Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Makineri paketimi për rritje të konkurrueshmërisë së eksportuesve të frutave nga Kosova

ATI Kosova, kultivues i frutave në Kosovë, nënshkroi këto ditë një marrëveshje partneriteti me projektin Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat për të siguruar makineri për formim të paketimeve për nevojat e prodhuesve dhe distributorëve të frutave dhe perimeve në vend.

Pengesat e shkaktuara nga COVID-19 kanë ndikuar në funksionimin e sektorit të frutave në Kosovë pasi është bërë më e vështirë për kompanitë që të sigurojnë paketime për mallrat për eksport, gjë që cënon konkurrueshmërinë dhe rritjen e biznesit.

Për ta adresuar këtë nevojë specifike dhe për t’i mbështetur prodhuesit e frutave me aspekte të logjistikës si kategorizimi dhe paketimi për qëllime eksporti, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim mbështeti aktivitetin "Forcimi i logjistikës së prodhimit të frutave". Pajisja e sektorit me një makinë formuese të paketimeve do t'i mundësojë prodhuesve të frutave të kenë qasje në paketim modern dhe me cilësi të lartë.

Përmes kësaj marrëveshjeje partneriteti, ATI Kosova do të përmirësojë paketimin e frutave të prodhuara në vend për t'i bërë më konkurruese si në tregun local, ashtu edhe të eksportit, si dhe t’i kontribuojë rritjes së përgjithshme të të ardhurave dhe vetëdijes së fermerëve për përfitimet e prodhimit të kontraktuar, grumbullimit dhe shërbimeve