“Produktet Natyrale të Kosovës” është një kompani e cila do të hapë linjën e parë të prodhimit të farave të kungullit në Kosovë.
Me anë të marrëveshjes së nënshkruar me 20 qershor 2018 me PPSE-Swisscontact, ky prodhues nga Kosova do të rrisë prodhimin e farave të kungullit dhe diversifikimin e produkteve, duke përdorur teknologji të avancuar të lserit optik për klasifikimin dhe pjekjen e farave. Gjithashtu, kjo marrëveshje i mundëson kompanisë të rrisë standardet e cilësisë, të krijojë rreth 19 vende të reja pune, të krijojë një rrjet me 65 fermerë që prodhojnë kunguj të cilët do të mbjellin sipërfaqe më të mëdha të tokës.
Mbështetja për kompaninë përfshin edhe marketingun, paketimin më të mirë, diversifikimin e produkteve dhe nxitjen e eksportit, si dhe ridërtimin e hapësirës prodhuese.