Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Lidhje ndërmjet bizneseve me focus të qartë afrojnë kompanitë e Kosovës me tregun zviceran

Krijimi i mundësive për takime ndërmjet kompanive në Kosovë dhe në Evropë është një tjetër mënyrë për të thënë “zhvillimi i aktiviteteve për lidhje ndërkombëtare për bizneset”. Kjo është ajo çka po bën PPSE në bashkëpunim me Triple-E, një kompani në Zvicër që merret pikërisht me lidhjet ndërmjet bizneseve.

Pas misionit tre-ditor për shitje në Zvicër në korrik ku morën pjesë disa kompani të Kosovës që merren me prodhimin dhe përpunimin e frutave pyjore, kompania zvicerane Bio-Partner, që merret me shitjen dhe përpunimin e frutave pyjore organike, ka ardhur në Kosovë dhe tashmë ka arritur në parim një marrëveshje me Eurofruti që do t’i furnizojë me dredhëza të egra, mjedra, boronica dhe manaferra.

Më e rëndësishmja, Bio-Partner do t’i ofrojë Eurofruti mbështetje teknike lidhur me procesin e certifikimin Biosuisse, që duhet patjetër për të eksportuar në tregun zviceran.