Restorantet mund ta rikrijojnë lidhjen midis konsumatorëve dhe fermerëve. Këtë po e realizon partneri ynë më i ri duke diversifikuar aktivitetet e veta.
“Kod Lipe” është një restorant në Shtërpcë që prej 30 vitesh. Në vitin 2018 familja filloi me prodhimin e lëngjeve të frutave të bëra nga mjedrat, boronica, pjeshkët, mollët, dardhët dhe fruta të përziera dhe të kompostos së boronicës dhe mjedrës, që kryesisht shiten në restorantin e tyre dhe në bizneset e tjera lokale. Lënda e parë sigurohet 100% në vend. Ne po bashkëpunojmë me pronarët për ta zgjeruar dhe modernizuar prodhimtarinë e lëngjeve natyrore dhe të kompostove duke iu dhënë mbështetje për të kompletuar linjën e përpunimit me disa pajisje të ndryshme.
Më shumë prodhim do të thotë rritje e mundësive që fermerët lokalë të angazhohen në bujqësi të kontraktuar dhe të krijojnë së paku 5 vende të reja pune.