Oferta turistike e Kosovës është promovuar gjerësisht në dy panaire të ndryshme të industrisë së turizmit ndërmjet datave 17 - 19 janar 2020.
Në panairin e përvojës dhe informacionit për pushime dhe udhëtime Grenzenlos - Die Ferienmesse në Saint Gallen (17-19 janar 2020), ku ekspozuesit ofrojnë informacione rreth mënyrave të ndryshme të udhëtimit dhe llojeve të shumta të pushimeve, Kosova u bë pjesë e listës së vendeve që udhëtarët duhet patjetër të vizitojë këtë vit.
Në Adventure Travel Show, e vetmja ngjarje në Mbretërinë e Bashkuar kushtuar përvojave ‘jashtë radarit’, katër operatorë turistikë nga Kosova prezantuan destinacionin përmes ofertave të tyre të ndryshme dhe tërheqëse të turizmit në natyrë dhe turizmit të aventurës.