Një grup i ekspertëve dhe artistëve nga industria e filmit që morën pjesë në festivalin e përvitshëm ndërkombëtar të filmit në Prishtinë PriFest u bënë pjesë e dy udhëtimeve një-ditore për të eksploruar pamjet dhe lokacionet më pak të njohura të Kosovës që kanë potencial për t’u shndërruar në lokacione filmimi. Në itinerarin e kërkimit të vendxhirimeve pati vizita në malet e Kosovës perëndimore, tek parku arkeologjik i Ulpianës, tek kompleksi industrial i Trepçës dhe vende të tjera.
Përvç promovimit të Kosovës si destinacion turistik, ky aktivitet gjithashtu synonte të vinte në pah atraktivitetin e vendit për industrinë e filmit. Për të zhvilluar këtë aktivitet, projekti i Swisscontact-it në Kosovë Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat hyri në partneritet me festinalin ndërkombëtar të filmit në Prishtinë, PriFest.
Përveç dy udhëtimeve për kërkim të vendxhirimeve, PriFest organizoi edhe forumin e titulluar “Kosova gati për industrinë e filmit”, ku diskutimet kishin të bënin me burimet njerëzore, kapacitet dhe lokacionet që Kosova mund t’u ofrojë produksioneve të huaja. Veronika Schaenderl nga Sëisscontact, si një nga katër panelistët e forumit foli për potencialin e turizmit nëse Kosova shfrytëzohet si lokacion pëër bashkë-produksione; kërkesat që ka industria e filmit kundrejt industrisë së turizmit dhe që janë të nevojshme për ta bërë Kosovën lokacion për bashkë-produksione si dhe pikat e përbashkëta ndërmjet industrisë së filmit dhe asaj të turizmit.
Ky aktivitet ishte në kuadër të punës së PPSE-së për të mbështetur zhvillimin e sektorit të turizmit në Kosovë, në veçanti përmes promovimit ndërkombëtar dhe rritjes së numrit të vizitorëve të huaj dhe të kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre në vend.