Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Kompanitë e përpunimit të ushqimit nga Kosova marrin nga përvoja e Vitaminkës në Maqedoni

Të zhvillosh një kompani, të zgjerosh linjat e prodhimit, të përmirësosh produktet dhe të zhvillosh produkte të reja bashkërisht janë pikësynimi I shtatëmbëdhjetë kompanive të përpunimit të ushqimit dhe konditorisë nga Kosova që janë pjesëmarrëse të programit “Coaching for Growth” (Këshillimi për Zhvillim) nga CEED Kosova. Më 26 shtator 2018, përfaqësues të këtyre kompanive vizituan prodhuesin maqedonas Vitaminka, në kuadër të aktivitetit të ndarjes së mësimeve dhe përvojave.  

“Të shohësh direkt se si punon një kompani e ngjashme, cilat janë sfidat me të cilat ata përballen dhe zgjidhjet që gjejnë të ndihmon të kuptosh më mirë gjendjen e kompanisë, të vlerësosh tregun dhe të përmirësosh strategjinë, performancën dhe praktikat” thotë Kreshnik Lleshi nga CEED Kosova që organizoi vizitën.

Grupi nga Kosova vizitoi linjën e prodhimit të disa llojeve të biskotave të kompanisë Vitaminka dhe më pas pati takim me menaxhmentin e lartë të kompanisë, ku mësuan më shumë për historinë, vizionin, prodhimin dhe në veçanti për zhvillimin e produkteve të reja dhe zgjerimin në tregje të reja.

Bujar Istrefi, menaxheri i përgjithshëm general manager në kompaninë Missini tha se vizita ishte mjaft e dobishme, sidomos lokacini i përzgjedhur për këtë vizitë studimore. “Vizita na krijoi mundësinë të shohim direkt se serioze është kjo kompani në aspekt të operacioneve, ndarjes së sektorëve dhe si kanë përcaktuar hapësirat për secilën linjë prodhimi” tha Istrefi. Për të, disiplina, masat e higjienës dhe proceset e kompanisë ishin për t’u veçuar dhe “vizita zgjoi dëshirën për të parë mundësinë për të investuar edhe ne në makineri më të sofistikuara”.

Programi “Coaching for Growth” është program 9-mujor i krijuar në mënyrë specifike për kompani të përpunimit të ushqimit dhe konditorisë në Kosovë për t’i përkrahur ato të përmirësojnë produktet dhe të zhvillojnë të reja, si dhe të rrisin kapacitetet e tyre. Programi përkrahet nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe që implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest.