Krijimi i kanaleve të reja të shitjes është thelbësor për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që t’i mbijetojn situatës s krijuar nga pandemia COVID-19 dhe të vazhdojnë të zhvillohen. Për këtë qëllim, PPSE dhe Flizza nënshkruan një marrëveshje partneriteti në lidhje me zhvillimin e një platforme të re online.
Kjo platformë do të menaxhojë operacionet e marrjes së porosive dhe ekzekutimin e shpërndarjes së ushqimeve tradicionale për t cilat njihet Flizza, përfshirë edhe shpërndarjen e frutave dhe perimeve të freskëta të prodhuara në vend. "Për të përmbushur nevojën e tregut, ne dolëm me modelin e drekës së gatshme. Tani, po e zgjerojmë menunë, infrastrukturën dhe po avancojmë logjistikën” thotë Drilon Qehaja nga Flizza.
Platforma online shkon paralelisht me hapjen e dy pikave të reja të shitjes në Pejë dhe Gjilan, përveç asaj ekzistuese në Prishtinë dhe blerjen e pajisjeve të nevojshme. Platforma online do të përdoret për të menaxhuar stokun, pagesat digjitale, gjurmimin me GPS në mënyrë që kompania të ofroj shërbime efikase.
Rritja e shitjeve pritet të rezultojë në rritjen e kërkesës për fruta dhe perime të prodhuara në vend. Në fakt, gjatë porosive për furnizimin e nevojshëm me fruta dhe perime Flizza do t'u japë përparësi prodhuesve vendorë. Kjo nga ana tjetër do të çojë në rritje të punësimit dhe të ardhurave për përfituesit e direktë dhe indirektë.