Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Inaugurohet modernizimi i Agrofidanishtes Havolli

Bashkë me Driton Havollin nga Agrofidanishtja Havolli inauguruam fidanishten moderne me teknologjitë dhe praktikat më të mira të prodhimit të fidaneve të perimeve.

Bujqësia në Kosovë është ndër sektorët kyq të ekonomisë së Kosovës, duke ofruar punësim dhe siguri të ushqimit. Ndërsa, me modernizimin e fidanishteve që po mundësohet nga projekti PPSE, po synohet prodhim i fidaneve kualitative, rendiment më i lartë i prodhimit dhe kosto më e ulët e prodhimit për fermerët Kosovarë.

Në inaugurimin e fidanishtes moderne, morën pjesë shumë përfaqësues të sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe fermerë të cilët erdhën për ta parë së afërmi demonstrimin e teknologjisë së instaluar në këtë fidanishte.

Fidanishtja e re tashmë ka instaluar pajisje moderne përfshirë mbjelljen e mekanizuar, dhomën e mbirjes, tavolinat, sistemin e hijezimit dhe sistemin e automatizuar të ujitjes.

Projekti PPSE ka për qëllim edhe promovimin e praktikave të qëndrueshme në bujqësi, të përmirësojë qasjen në tregje dhe të modernizojë zingjirin e vlerës të ushqimit.

PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë dhe Instituti Riinvest.