Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Hapet e para “dhomë e arratisë” në Kosovë

Për të kontribuar në shtimin e gjërave për t’u bërë në Prishtinë - për vizitorët, turistët dhe banorët e qytetit - PPSE mbështeti RAZ GROUP për të hapur të parën "dhomë të arratisë" në vend.

“Dhoma e arratisë” RAZ është investim nga një ekip i të rinjve që vijnë nga bota e turizmit. Ideja për hapjen e kësaj hapësire të lojërave të shpëtimit ishte plotësimi i kërkesës së vizitorëve në Prishtinë për të pasur më shumë gjëra për të bërë teksa vizitojnë qytetin. Hapësira do të përmirësojë ofertën lokale dhe do të ketë një ndikim në rritjen e numrit të vizitorëve, kohëzgjatjen e qëndrimit dhe sasinë e shpenzimeve.

PPSE mbështeti zbatimin e kësaj ideje përmes aktiviteteve të saj në sektorin e zhvillimit të turizmit.