Mejreme Gerbani dhe Hava Abdullahu po fillojnë një udhëtim të ri si pronare të bizneseve të tyre dhe si punëdhënëse.
Pasi morën pjesë në një seri trajnimesh për biznes të organizuar nga Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkalie dhe Egjiptiane të Kosovës, ato elaboruan më tej idetë e tyre të biznesit dhe përfituan grante për fillim të biznesit nga projekti i Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat i Swisscontact.
Mejremja, një rrobaqepëse me përvojë, tani do të zhvillojë aktivitetin e saj të prodhimit të veshjeve nga e para për blerësit e saj, kryesisht prodhues të mëdhenj të uniformave dhe veshjeve sportive. Hava do të ngrejë në tjetër nivel aktivitetin e fermës familjare që merret me produkte të bulmetit dhe të plotësojë kërkesën e një liste në rritje të klientëve që e duan djathin e saj.
Ky aktivitet vjen në kuadër të angazhimit të PPSE-së në gjithëpërfshirje sociale për gratë dhe vajzat nga komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane në Kosovë, për t'i mbështetur ato në rrugëtimin e ndërmarrësisë si mjet për vetëfuqizimin.