Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, më 4 mars 2021, projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat organizoi panelin virtual "Gratë sfidojnë". Katër gra nga sektorët e turizmit dhe ushqimit e përbërësve natyrorë rrëfyen se si pandemia e COVID-19 ka ndryshuar bizneset dhe aktivitetet e tyre profesionale dhe cilat ndryshime që kanë ndodhur janë këtu për të qëndruar.
Aferdita Murati, pronare e Kastrioti NP që prodhon kryesisht lëngje të freskëta frutash dhe reçel, ka përfshirë kanalet digjitale të shitjes për biznesin e saj përmes partneritetit mes PPSE-së me GjirafaMall. Nazlishah Gashi, pronare e Fruton shpk që përpunon fruta dhe perime po përmirëson teknologjinë e prodhimit dhe shërbimet e biznesit. Rudina Lila, guide kulturore që përfaqëson GuideKS, vërejti se jo gjithçka që ka të bëjë me turizmin mund të digjitalizohet, por sigurisht që ka një treg në rritje për këtë. Leonora Dushi nga Unioni i Turizmit të Kosovës është angazhuar në procesin e certifikimit të të subjekteve turistike në Kosovë me vulën "Safe Travels", një proces tjetër ky i mbështetur nga PPSE.
PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që implementohet nga Swisscontact në konsorcium me Institutin Riinvest.