Më shumë gra fermere në Kosovë po shfrytëzojnë parcelat e tokës së familjes për të kultivuar lloje të ndryshme të bimëve mjekësore aromatike. Komercializimi i kultivimit të bimëve mjekësore aromatike dhe promovimi i këtyre kulturave ka qenë një ndër sferat kryesore të veprimtarisë së PPSE-së, duke patur parasysh potencialin për punësim dhe gjenerim të të ardhurave.
Në vitin 2018, PPSE sërish hyri në partneritet me kompaninë 99 Lule, gjithashtu në pronësi të një gruaje, për të angazhuar më shumë gra fermere dhe për të sjellë kultura të reja që kërkohen shumë në tregun vendor. Përveç sherbelës dhe kalendulës që u kultivuan vitin e kaluar, përmes aktivitetit të këtij viti grate fermere po kultivojnë kamomil, mente, rigon dhe melisë.
Ardiana Bytyçi e cila jeton në Shashkoc, një fshat pranë Prishtinës, rishtazi u bë pjesë e rrjetit të grave fermere të krijuar nga kompania 99 Lule. Ajo organizoi një ditë të hapur fushore në parcelën e familjes së saj, duke ofruar kështu mundësi për gratë fermere që të mësojnë për të mirat nga kultivimi i BMA-ve dhe për të ndarë përvojat. Më shumë gra fermere po fillojnë te merren me kultivimin e BMA-ve si mënyrë për të nxjerrë më shumë të ardhura.