Të sigurosh më shumë qasje në tregje të huaja për gratë në biznes, përftimi i njohurive dhe ekspozimi ndaj trendeve më të reja në industri dhe inovacionit, ofrimi i një platforme për rrjetëzim dhe rritja e konkurrueshmërisë dhe fuqisë së grave janë vetëm disa nga benefitet kur gratë pronare ose menaxhere të bizneseve marrin pjesë në panaire ndërkombëtare.
Në kuadër të aktiviteteve në sektorin e përpunimit të ushqimit dhe fuqizimit ekonomik të gruas, PPSE ka mbështetur Etida zeka Butler-in nga Sabaja dhe Jehona Shala nga Kosovo Foods që të shkojnë në një mision studimor në SIAL Paris, që është panairi më i madh në botë për inovacion në industrinë e ushqimit. “Vizita ne SIAL ka qenë nder dhe njoftim me inovacionet globale në industrinë e ushqimit” tha Etida.
Vizitat në panaire janë mjet i shkëlqyer për të nxitur ide të reja, për të mësuar nga ekspertë të industrisë dhe për të zhvilluar strategji që ngrenë biznesin në nivel më të lartë. Gra të biznesit të fuqizuara vërtet që gjenerojnë ndryshime pozitive!