Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Garë për promovim të destinacioneve më pak të njohura në Kosovë

Thirrje për vlogerët, entuziastët e natyrës dhe turizmit për të marrë pjesë në garën tonë të parë për të promovuar destinacione të bukura dhe më pak të njohura në Kosovë

 

Të gjithë njohim dhe dijmë destinacione më pak të njohura në Kosovë të cilat kishim pasë dëshirë t’i shohim më të zhvilluara e me më shumë turistë.

Ndani kënaqësitë tuaja duke na dërguar vlogun tuaj apo duke e ndarë në rrjetet tona sociale, duke na bërë tag:

- Facebook: PPSE Program Swisscontact

- Instagram: ppsekosovo

- Twitter: PPSE_Kosovo

Rregullat për të hyrë në garë për vlogun më të mirë:

- Të jetë 1-3 minuta e gjatë dhe brenda territorit të Kosovës

- Të jetë në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës

- Të ketë narracion që tregon në mënyrë të sinqertë dhe zbavitëse potencialin e atij vendi/lokacioni dhe pse ai vend duhet të vizitohet

- Të jetë origjinale dhe e incizuar konkretisht për garën

- Të mos përmbajë gjuhë të papranueshme apo të urrejtjes

- Vetëm një aplikim për person

- Në rast e vlog-u përmbanë muzikë, ajo duhet të jetë nga domeni publik apo me leje nga krijuesi

PPSE mund të përdorë vlog-ët që hyjnë në garë për arsye jo-fitimprurëse dhe t’i shpëndajë ato në rrjetet sociale

Gara për vlogun do të fillojë me 11 Korrik dhe videot mund të dorëzohen deri me datë 15 Gusht, 2022, deri në orën 23:59

Fituesit do të shpallen me 19 Gusht

Kriteret e vlerësimit:

- Përmbajtja, kreativiteti dhe stili – 50%

- Aktiviteti dhe reagimet në media sociale (like, share, views) – 50%

Videot do të vlerësohen nga paneli vlerësues i përbërë nga stafi i PPSE dhe profesionistë të marketingut dixhital.

Çmimet

Vendi i pare: 800 EURO

Vendi i dytë: 600 EURO

Vendi i tretë: 400 EURO