Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Eksplorimi i Kosovës për turistët turq që pëlqejnë turizmin në natyrë

Një grup i operatorëve turistikë turq përjetoi direkt atë çka i pret klientët e tyre të ardhshëm kur ta zgjedhin Kosovën si destinacion.

Përmes një bashkëpunimi ndërmjet TÜRSAB, Shoqatës së Agjencive Turke të Udhëtimit dhe Swisscontact, katër operatorët turistikë dhe Presidenti i Federatës Turke të Alpinizmit u bënë pjesë e një udhëtimi familjarizues katër-ditor, që u dha mundësinë të eksplorojnë atë që Kosova duhet të ofrojë për entuziastët e natyrës në veçanti.

Udhëtimi eksplorues katër-ditor përfshinte edhe pjesë të Shqipërisë së Veriut dhe Malit të Zi, pasi Peaks of the Balkans konsiderohet si një paketë tërheqëse për njerëzit që janë në kërkim të aventurave në natyrë. Itinerari dhe udhërrëfuesit u mundësuan nga Balkan Natural Adventures, një agjenci e turizmit në Kosovë.

Programi familjarizues përfshiu disa nga produktet më të njohura të Kosovës: Via Ferrata Ari dhe zipline në malet e Rugovës, si dhe ecje nëpër malet e kësaj zone. Grupet u akomoduan në bujtinat përgjatë itinerarit, ndërsa përvoja e tyre u plotësua nga mikpritja tipike lokale, ushqimet tradicionale dhe rrëfimet e vendasve. Udhëtimi përfundoi në Prizren, një qytet i njohur për trashëgiminë e tij të pasur historike dhe kulturore.

Një aktivitet i pritshëm përcjellës është se operatorët turistikë do të fillojnë të përfshijnë Kosovën në paketat e tyre dhe ta reklamojnë ofertën.