Për t’i mbështetur fermerët të identifikojnë segmente të reja të tregut përmes prodhimit të varieteteve të ndryshme të mjedrave, PPSE në bashkëpunim me shoqatën “Mjedra e Kosovës” organizoi vizitën e Prof. Pawel Krawiec, ekspert për prodhimin e mjedrave nga Polonia.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Krawiec vizitoi disa prodhues të mjedrave në rajone të ndryshme të vendit për ta kuptuar më mirë gjendjen në fermat e tyre, sfidat dhe pengesat me të cilat përballen fermerët dhe për t’iu ndihmuar të identifikojnë kanale alternative të shitjes.
Më 21 qershor 2018, Krawiec organizoi një punëtori një-ditore me rreth dyzetë prodhues të mjedrave në Kosovë. Në punëtori, pjesëmarrësit ndanë përvojat nga fermat e tyre dhe eksploruan trendet dhe dinamikat aktuale në tregjet e Evropës dhe ato botërore.